Transmetuar më 13-11-2014, 12:00

Vlorë, 13 nëntor 2014, NOA.al- Mbyllet me një fund të lumtur historia e dy të rinjve vlonjatë Aldo Arshiaj dhe Emilia Toto. Edhe pse pas hekurave të qelisë Arshiaj ka mundur të fitojë zemrën e shoqes së shkollës e cila e ka falur dhe shpalli fejesën me të.  Kjo gjë është bërë publike edhe nga nga të afërmit e dy të rinjve

Rreth dy muaj më parë 18 vjecari plagosi me armë adoleshenten në shkollën e fshatit Gjorm të Vlorës dhe autori u arrestua.

Plagosja e 17 vjeçares bëri jehonë në mbarë vendin.

Por me sa duket mbas plumbave të shkrepur në drejtim të 17 vjeçares Emilia Toto fshihet një dashuri e madhe, pasi e dëmtuara dhe 18 vjeçari Aldo Arishaj janë fejuar.

Përgjatë dy muajve kontaktet mes dy familjeve kanë qenë të shpeshta për të zgjidhur problemin e fëmijëve të tyre.

Edhe pse pas hekurave të qelisë, Arshiaj ka mundur të fitojë zemrën e shoqes së shkollës, ndërsa kjo e fundit e ka falur dhe kanë shpallur fejesën.

Kjo gjë është bërë publike nga të afërmit e dy të rinjve, madje një prej tyre ka publikuar në Facebook dhe një fotografi ku Arshiaj dhe Toto kanë dalë bashkë.

Kështu, 17 vjeçarja  Emilia Tota do jetë e fejuara e personit që për pak i mori jetën, i cili ndodhet ende prapa hekurave duke shlyer dënimin.

Përplasja mes dy adoleshentëve ndodhi mëngjesin e 22 shtatorit të këtij viti në ambientet e shkollës së Gjormit.

Aldo Arshiaj ka kërkuar që të sqarohet me 17-vjeçaren Emilia Toto. Sipas policisë, dy të rinjtë kanë nisur të debatojnë. Në grindje e sipër, Arshiaj ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në ajër, por plumbi ka bërë rikoshet dhe ka plagosur vajzën në kokë pas refuzimit të saj për lidhje me të. Nxënësja është dërguar në Spitalin e Vlorës, ku pas ndihmës së parë mjekësore doli nga rreziku për jetën. /a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit