Transmetuar më 13-11-2014, 11:18

Fier, 13 nëntor 2014, NOA.al- Një i ri nga Lushnja po ndiqet penalisht në gjendje të lirë nën akuzën e falsifikimit të dokumentave. I riu shfrytëzoi ngjashmërinë fizike të të vëllait për të përdorur pasaportën e tij për të kaluar kufirin.

Nga ana e Sektorit Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë Fier, filloi procedimi penal në gjëndje të lire për 26 vjeçarin Ramazan B., banues në fshatin Grabian Lushnje, sepse është kthyer nga autoritetet kufitare të Malit të Zi, pasi është konstatuar se ka përdorur pasaportën e vëllait të tij Xhimi B., për të kaluar kufirin.

Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjes për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit