

Shkodër, 13 nëntor 2014, NOA.al- Ishin shoqe me njëra tjetrën dhe afrimiteti mes tyre kishte bërë që të merrnin së bashku një shtëpi me qera.
Dy vajzat e reja ndiqnin studimet në Universitetin e Shkodrës, dhe për shkak se jetonin bashkë, nuk kishin rezerva ndaj njëra tjetrës, deri kur besimi u thye.
Ditën e djeshme nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 20 vjeçaren Elidona N., e cila para dy javësh në dhomën e përbashkët ku jetojnë me qera, i ka vjedhur një unazë floriri dhe 50 mijë lekë të vjetra shoqes së saj, D.P., 20 vjeç.
Për shkak të sjelljeve të dyshimta të Elidonës, e cila ka ngritur supet kur e ka pyetur shoqja mos dinte gjë ku ishin paratë dhe unaza, 20 vjeçarja e denoncoi.
Ajo tha se e reja ishte e vetmja që kishte çelësin e dhomës ku jetonin, ndaj të gjitha dyshimet binin mbi të. Edhe në polici ajo ka mohuar vjedhjen, por në vijim të pyetjeve, e reja është dorëzuar dhe ka pohuar se e ndodhur në vështirësi ekonomike i kishte marrë lekët dhe unazën e floririt, të cilën e kishte shitur më pas./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





