Transmetuar më 13-11-2014, 10:15

Departamenti Amerikan i Shtetit, e ka vlerësuar takimin e zhvilluar në Beograd mes Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij serb, Aleksandër Vuçiç.

DASH përshëndet dhe mirëpret angazhimin e treguar nga dy Kryeministrat, duke e cilësuar si hapjen e një kapitulli të ri miqësie.

Në një deklaratë zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se, “Ne mirëpresim angazhimin e ndërsjellë që këta liderë kanë treguar në hapjen e një kapitulli të ri të miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve të tyre”./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit