








Elbasan, 13 nëntor 2014, NOA.al- Gjashtë persona, mes tyre një punonjës i policisë, janë arrestuar nga policia e Elbasanit të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Të ndaluarit janë Zenel Nezha, 51 vjeç, banues në Rrogozhinë, me detyrë punonjës policie në L.E.V.P Peqin, Romeo Serica, 26 vjeç, banues në Elbasan, Ardian Serica, 36 vjeç, banues në Elbasan, Juxhengs Kurani, 24 vjeç, banues në Elbasan, Ferit Serica, 22 vjeç, banues në Elbasan dhe Altin Bektashi, 26 vjeç, banues në Korçë, si dhe ka filluar procedimi penal për Dorian Tatoshi, me banim Elbasan, i cili vuan dënimin në burgun e Peqinit, për veprën penale, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Arrestimi i gjashtë të sipërpërmendurve u bë pas informaioneve të marra nga ana e seksionit kundër lëndëve narkotike, se të ndaluarit dispononin lloje të ndryshme lëndësh narkotike të përgatitura gati për shpërndarje.
Këta persona përveçse shpërndanin lëndën narkotike në qytete si Korça dhe Elbasani kishin dhe veprimtari të kundraligjshme dhe lidhje të tyre me punonjës policie të administratës së burgjeve, ku konkretisht bënin shpërndarjen e lëndës narkotike në burgun e Peqinit.
Nga ana e uniformave blu u organizua operacioni për kapjen e tyre, ku në qytetin e Elbasanit, u bë e mundur kapja gjashtë të sipërpërmendurve si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale e disa dozave lëndë narkotike. Të ndaluarit bashkëpunonin me njeri tjetrin për gjetjen e lëndës narktotike dhe shitjen te klientët, si dhe dyshohet se një aktivitet të tillë e kryenin prej kohësh.
Më konkretishtnë cilësinë e provës materiale u sekuestruan 150 gramë lëndë narkotike e llojit heroinë, 100 gramë lëndë narkotike e dyshuar si heroinë, 50 doza lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, 13 celularë, një automjet tip Golf 4, me targa PE.0671 A, në pronësi të Zenel Nezhës. Aktualisht vijojnë ende hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, shpërdorim detyre”.
Qëndrimi i plotë i policisë
Nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Elbasan, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Goditja”.
Lidhur me këtë operacion është regjistruar procedimi penal për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe për këtë u realizuan shumë veprime hetimore të cilat zgjatën rreth katër muaj dhe si rezultat i këtyre hetimeve u bë i mundur zbulimi i një rrjeti të mirëfilltë personash të cilët shpërndanin lëndë narkotike në qytetet e Elbasanit, Korçës, gjithashtu dhe në Instuticionin e Vendimeve Penale Peqin.
Nga kjo punë u bë i mundur identifikimi i mënyrës së kryerjes së kësaj vepre penale, ku këta persona përveçse shpërndanin lëndën narkotike në qytetet e mësipërme kishin dhe veprimtari të kundraligjshme dhe lidhje të tyre me punonjës policie të administratës së burgjeve, ku konkretisht bënin shpërndarjen e lëndës narkotike në burgun e Peqinit.
Në finalizimin e këtij operacioni u arrestuan në flagrance shtetasit;
-Zenel Nezha, 51 vjeç, banues në Rrogozhinë, me detyrë punonjës policie në L.E.V.P Peqin.
– Romeo Serica, 26 vjeç, banues në Elbasan
– Ardian Serica, 36 vjeç, banues në Elbasan
– Juxhengs Kurani, 24 vjeç, banues në Elbasan
– Ferit Serica, 22 vjeç, banues në Elbasan
– Altin Bektashi, 26 vjeç, banues në Korçë, si dhe ka filluar procedimi penal për shtetasin Dorian Tatoshi, me banim Elbasan, shtetas i cili vuan dënimin në L.E.V.P Peqin, për vepren penale prodhimin e shitjen e narkotikëve.
Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pas informaioneve të marra nga ku shtetasit e mësipërm dispononin lloje të ndryshme lëndësh narkotike të përgatitura për shpërndarje.
Menjëherë u organizua operacioni dhe pikërisht në qytetin e Elbasanit, u bë e mundur kapja e shtetasve të mësipërm si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të lëndëve narkotike iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 150 gram2ëlëndë narkotike e llojit heroinë; 100 gramë lëndë narkotike e dyshuar si heroinë, 50 doza lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, 13 celularë, tre automjete tip Golf 4, me targa PE.0671 A, BMW AA 119 dhe nje Mercedez Benz, të përdorura nga autorët për shpërndarjen e lëndës narkotike. Po punohet per dokumentimin e plotë të këtyre veprave penale. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të metejshme për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, shpërdorim detyre”./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





