Transmetuar më 13-11-2014, 09:29

Tiranë, 13 nëntor 2014, NOA.al- Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, njëherësh koordinator i qeverisë kundër korrupsionit, Bledi Çuçi, deklaroi se qeveria shqiptare është e vendosur për të punuar me synim kthimin e besimit te qytetarët në luftën kundër korrupsionit dhe për të arritur efektshmërinë ndaj asaj që kërkohet.

Gjatë prezantimit të raportit rajonal antikorrupsion, ministri tha se qeveria shqiptare është e bindur për atë që kërkon dhe synon që të bindë qytetarët për atë që duhet bërë në të ardhmen.

“Bashkëpunimi me institucionet në luftën kundër korrupsionit është i rëndësishëm, ashtu sikundër analiza në luftën kundër korrupsionit për të kuptuar se në çfarë niveli ndodhet vendi. Kemi hartuar një plan veprimi kundër korrupsionit dhe do e vëmë në jetë atë”, u shpreh Çuçi.

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, deklaroi se Bashkimi Europian e mbështet Shqipërinë për reformat dhe veçanërisht në luftën kundër korrupsionit. Ambasadorja kërkoi vendosmërinë dhe angazhimin e politikës në luftën kundër korrupsionit, duke thënë se në Shqipëri korrupsioni është i pranishëm, ndaj duhen adresuar të gjitha problemet. Sipas saj lufta kundër korrupsionit është një prej çështjeve kryesore që adresohen nga BE, ndaj duhet bërë e pamundura për ta kryer me sukses atë. /a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit