Transmetuar më 13-11-2014, 09:14

Një histori drithëruese vjen nga Franklin në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 35 vjeçarja Bonita Lynn Vela i preu organin gjenital të dashurit të vajzës së saj, një i ri i moshës 18 vjeçare, të cilin e akuzonte se i kishte përdhunuar djalin 2 vjeç.

Ngjarja daton më 28 dhjetor të vitit 2013, kur gruaja e ndihmuar nga tre bashkëpunëtorë të tjerë, në nxehtësi e sipër i preu organin gjenital të riut.

Ajo u dënua me 10 muaj burg dhe gjashtë të tjerë në liri me kusht.

Gjatë procesit gjyësor ajo deklaroi se donte vetëm ta trembte të riun, por se organi i tij gjenital ishte prerë aksidentalisht, gjatë kohës që po e kërcënonte. Nga ana e tij 18 vjeçari, deklaroi në polici se nuk kishte abuzuar me fëmijën e mitur./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit