

Prishtinë, 12 Nëntor 2014 NOA.al – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një telegrami ka uruar Sekretarin e ri për Marrëdhënie me Shtetet të Selisë së Shenjtë, imzot Paul Gallagher.
Ministri Hoxhaj në letër i ka uruar Paul Gallagherit suksese në realizimin e përgjegjësive të tij të rëndësishme diplomatike.
“Republika e Kosovës është mirënjohëse për përkrahjen tradicionale të dhënë nga Selia e Shenjtë dhe ne jemi të përkushtuar për të thelluar lidhjet tona tradicionale dhe historike”, thuhet në letrën e ministrit Hoxhaj.
Shefi i diplomacisë kosovare po ashtu ka shprehur vullnetin për bashkëpunim të afërt në avancimin e lidhjeve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit në të ardhmen, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





