Transmetuar më 12-11-2014, 17:38

Gjykata e krimeve të rënda dha masën e arrestit me burg për Lucy Soad Amador Martinez, nënën nga Tegucigapla në Honduras, e cila akuzohet se i ka djegur duart fëmijës së saj gjashtë vjeçar.

Pas ekspertizës mjeko-ligjore, ekspertët dolën në përfundimin se veprimi çnjerëzor i nënës i ka shkaktuar djegie të shkallës së dytë fëmijës. Prokuroria akuzoi Lucy Amador në Gjykatë për keqtrajtim dhe agresion ndaj të miturit.

Në një seancë dëgjimore, gjykata vendosi që nëna të arrestohej dhe të vuante dënimin në burgun e Tamars në Honduras.

Sipas dosjes hetimore, më 7 nëntor, në fshatin La Calera, Lucy Amador i kishte djegur duart fëmijës së saj me jnë tigan të nxehur mirë në sobë, në formë ndëshkimi, pasi mësuesi i kishte bërë me dije të ëmës se i biri kishte vjedhur pesë lempiras (monedha vendase).

E akuzuara përfitoi nga momenti kur të dy ndodheshin vetëm në shtëpi për të kryer aktin barbar dhe më pas e rrahu 6-vjeçarin deri sa atij i ra të fikët. Ishin fqinjët ata që i dhanë ndihmën e parë të voglit dhe më pas çështja kaloi në polici. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit