Transmetuar më 12-11-2014, 15:16

Tre vite më parë ajo u bë nënë për të parën herë duke sjellë në jetë vajzën e saj Grace, si fryt i lidhjes me bashkëshortin e saj Skerdi. Dita e sotme është tejet e veçantë për këngëtaren Aurela Gaçe, e cila feston ditëlindjen e vajzës së saj.

Me këtë rast duke postuar një kolazh fotografish në profilin e saj në Instagram, ajo shkruan, “Si sot, 3 vjet më parë, morëm në duar krijesën tonë, mishin e gjakun tonë, dhuratën më të vyer e më të shtrenjte, Grace (Hiri i Perëndisë). Të falenderoj Zot për këtë pasuri, që i ka dhënë kuptim ditëve të jetës sime. Suela, fansja ime e dedikuar për 20 vite, të falenderoj për këtë miks fotosh e për urimin që i bëre Grace”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit