



Ajo tërheq gjithmonë vëmendjen prej bukurisë së saj, por kryesisht për formave trupore të bëshme. Kim Kardashian është fotografuar siç e ka bërë nëna për kopertinën e revistës “Paper”.
34 vjeçarja është fotografuar me kurriz teksa hiqte fustanin e zi që mbante veshur dhe duke nxjerrë në pah të pasmet e saj. Më tej ajo është fotografuar e veshur me një fustan të zi të gjatë ku mbi të pasmet mbante një gotë shampanjë dhe në duar shishen e pijes.
Fotografitë e Kim janë konsideruar tejet provokuese dhe kanë bërë menjëherë xhiron e botës në mediat rozë në pak kohë. Fotografitë janë realizuar në Paris nga fotografi i njohur Jean-Paul Goude, ndërsa krenare për veten Kim, i ka postuar në Instagram./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





