Transmetuar më 12-11-2014, 13:00

Shkodër, 12 nëntor 2014, NOA.al- I dyshuari si autor i vrasjes së 26 vjeçarit Indrit Halili në Shkodër është arrestuar nga policia.

Pas pesë ditësh vëzhgimesh dhe informacioneve të grumbulluara nga uniformat blu të Shkodrës, në bashkëpunim me policinë e Tiranës, u vu në pranga 28 vjeçari Denis Arrilla me banim në fshatin Doraç të Shkodrës.

Arrilla dyshohet të jetë autori i vrasjes së ndodhur më 5 nëntor në hyrje të fshatit Doraç në Shkodër, ku mbeti i vrarë 26 vjeçari Indrit Halili. Arrestimi i rij u bë në zonën e “Brrylit” në Tiranë./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit