Transmetuar më 12-11-2014, 10:12

Është pikërisht rasti për tu thënë, më në fund të martuar. Britanikja Debbie Wood, e konsideruar si gruaja më xheloze në Mbretërinë e Bashkuar dhe jo vetëm, u martua me të fejuarin e saj Steve 31 vjeç.

Gruaja me moshë 41 vjeçare, vuan nga një çrregullim dhe xhelozi e theksuar, e njohur ndryshe si sindroma Otello, raporton "Daily Mail". Ky çrregullim e bën gruan aq xheloze ndaj të shoqit, sa e detyron ti nënshtrohet testit të së vërtetës sa herë që kthehet në shtëpi, për të verifikuar nëse e ka tradhtuar.

Kjo nuk është gjithçka pasi Debbie me banim në Leicester, e kontrollon në mënyrë të vazhdueshme të shoqin, duke i kontrolluar telefonin, email dhe kompjuterin.

Por pavarësisht të gjithave Steve është shumë i dashuruar me gruan dhe në ditën e martesës tha, “Unë dhe Debbie jemi zyrtarisht burrë dhe grua… Uau”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit