






Këngëtarja Ledina Çelo e cila para dhjetë ditësh u bë nënë për herë të dytë, duket se e ka marrë veten dhe është rikthyer në mënyrë aktive në rrjetet sociale.
Ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram, pamjet e para me të voglën e saj Periana. Në njërën prej tyre Ledina shfaqet e buzëqeshur teksa mban të përqafuar të voglën e saj. Ndërkohë në një tjetër foto shfaqet vetëm dora e së voglës teksa shtrëngon gishtin e saj.
Por për ta bërë më të plotë tablonë, Ledina ka postuar edhe një fotografi të djalit Erlis teksa shikon krevatin e së motrës. Ditët e fundit të tetorit Ledina solli në jetë vajzën e saj, pas djalit Erlis, duke u bërë dy herë nënë nga martesa me bashkëshortin e saj Naim Kabashi, ish-sportist i kik-boksit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





