

Tiranë, 11 nëntor 2014, NOA.al- Interpol Tirana ekstradoi nga New York në Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Tiranës, një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjatë ditës së sotme u bë ekstradimi i 41 vjeçarit Altin Hasani, me banim në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar , pasi Gjykata e Tiranës, në vitin 1999 e ka dënuar në mungesë me 22 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim“.
Më 23 tetor 1999, rreth orës 13.00, në lokalin e ish-mensës së Uzinës Traktori Shkozë – Tiranë, Altin Hasani, ka varë me thikë shtetasin N.B., sepse viktima kishte qenë i martuar me motrën e autorit dhe më pas e kishte ndarë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Washingtonin, u bë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas Hasani iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





