Transmetuar më 11-11-2014, 13:58

Joanne Merchant peshonte 228 kilogramë dhe mjekët i thanë se duhet ti nënshtrohej një ndërhyrje gastrike për tu dobësuar, pasi në të kundërt rrezikonte që të vdiste.

Falë operacionit gruaja angleze nga Londra arriti që të humbë më shumë se 170 kilogramë, por pas 16 vitesh gjeti vdeken, për shkak të komplikimeve nga ndërhyrja. Ndërhyrja në stomak ishte bërë me sukses dhe i kishte ndryshuar për mirë jetën, madje ishte bërë nënë dy herë.

Siç raporton “The Mirror”, problemet nisën të shfaqen nëntë vjet pas operacionit. Në qershor të vitit 2008, Joanne kuptoi se kishte një gjendër në gjoks. Mjekët kuptuan se prej ndërhyrjes gastrike ishte zhvendosur një pjesë e stomakut dhe ishte e domosdoshme ndërhyrja kirurgjikale. Nga këtu nisi kalvari i mundimeve. Për muaj të tërë ajo pinte vetëm lëngje dhe iu nënshtrua një by passi gastrik. Gjatë operacionit humbi shumë gjak dhe kaloi katër ditë në koma. Në muajin gusht të vitit 2012, mjekët zbuluan se Joanne kishte një mushkëri të deformuar dhe pak më vonë u godit nga një atak në zemër. Nga hetimet e kryera për vdekjen e Joanne u zbulua se vdekja kishte ardhur si pasojë e ndërhyrjeve të nënshtruara dhe ndaj familjes së saj u dha një dëmshpërblim prej 230 mijë euro./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit