Transmetuar më 11-11-2014, 10:05

Elbasan, 11 nëntor 2014, NOA.al – Dy meshkuj dhe  një femër janë arrestuar në qytetin e Elbasanit, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Burime nga policia e Elbasanit thanë për NOA.al se në flagrancë, në banesat e tyre u arrestua 42 vjeçarja Mimoza Balazi, banuese në fshatin Funarës të Librazhdit, 24- vjeçari Ardian Kojku dhe 34- vjeçari Fatmir Kojku.

Sipas burimeve zyrtare, pas gjatë kontrollit në banesën e Fatmir Kojkut u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kuti kartoni, të cilat ishin të mbushura me material bimor të thatë, e dyshuar si lëndë narkotike cannabis sativa.

Mësohet se në banesën e tij u kap në flagrancë Mimoza Balazi, e cila po dilte me një thes ambalazhi plastik, i mbushur me material bimor të thatë, i cili për nga aroma dhe karakteristikat ngjason me lëndën narkotike cannabis sattiva.

Edh enë banesën Ardian Kojkut, u gjet në një qese një sasi e konsiderueshme e kanabisit. E gjitha lënda narkotike e sekuestruar është 7 kg e 209gr, ndërsa po punohet për dokumentimin e plotë të veprës penale. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit