

Fier, 11 nëntor 2014, NOA.al – Një 47-vjeçar nga qyteti i Fierit është arrestuar ditën e djeshme, pasi ka dhunuar të ëmën dhe bashkëshorten e tij.
Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se në pranga ka rënë Shpëtim Ferko, me banim në fshatin Daullas në këtë qytet.
Mësohet se ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike mbi bashkëshorten e tij 47-vjeçare M.F. dhe nënës 70- vjeçare B.F., të cilën mësohet se dhe e ka kërcënuar për jetën.
Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprën penale “Dhuna në familje. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





