

Tepelenë, 11 nëntor 2014, NOA.al – Një burrë i moshës 69-vjeçare është gjetur i vdekur në rrethana tejet të dyshimta rreth një kilometër larg banesës së tij në qytetin e Tepelenës.
Burime nga policia e këtij qyteti kanë konfirmuar për NOA.al se viktima është identifikuar si Qemal Zeka, banues në fshatin “Luftinjë”. Ngjarja ka ndodhur më datë 9 të këtij ,muaji dhe trupi i pajetë i viktimës është gjetur rreth orës 20:30.
Rrethanat e kësaj ngjarje janë të papërcaktuara ende, duke marrë parasysh se kqyrja paraprake e kufomës nga eksperti mjeko-ligjor, doli në përfundimin se i moshuari 69-vjeçar kishte një frakturë në pjesën e pasme të kokës, gjë që i ka shkaktuar edhe vdekjen.
Trupi i viktimës është transportuar në morgun e Spitalit Tepelenë dhe gjatë ditës së djeshme i është bërë autopsia. Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes është si pasojë e frakturës shkaktuar nga mjet jo prerës, të cilët mund të jenë dru ose gurë.
Prokuroria dhe Krimet e Rënda të Gjirokastrës e kanë cilësuar ngjarjen si vrasje, ndaj kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Njëkohësisht nuk përjashtohet mundësia që 69-vjeçari Zeka mund të jetë rrëzuar vetë.
Gjatë mbrëmjes së ditës së djeshme, në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër janë shoqëruar disa banorë të fshatit, të cilët janë marrë në pyetje si dhe familjarët e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprën penale “Vrasje me dashje”. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Hetimet zbulojnë se personi i vdekur në Tepelenë ishte vrarë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





