

42 gola të shënuar në 11 javë kampionat. Reali i Madridit është një makinë golash me 4 të tillë mesatarisht për çdo ndeshje.
Ritmi i frikshëm i “Los Blancos” gjatë këtij sezoni mund të thyejë barriera historike sepse Reali më i mirë në këtë aspekt është ai i dy sezoneve më parë, që e mbylli kampionatin me 121 gola.
Gjithsesi, këtë herë historia ndryshon, madje shumë sepse nëse do të vazhdojë me këtë ritëm, skuadra e Ancelottit do të regjistrojë 145 gola.
Ky është sezoni kur Cristiano Ronaldo po shënon me një vazhdimësi të pabesueshme, pasi luzitani nuk ka munguar në takimin me golin në asnjë prej sfidave të kampionatit, citon Supersport.
18 rrjeta personale dhe nëse CR7 nuk ndalon, atëherë kjo mesatare mund ta katapultojë në kuotën e 66 golave, 16 më shumë se Lionel Messi dy sezone më parë.
Gjithsesi, sezoni mbetet i gjatë dhe Reali i Madridit duhet të bëjë llogaritë me kalendarin e ngjeshur, sepse UEFA Champions League do të hyjë në një fazë tjetër, ndërsa kampionati do të propozojë sfida me peshë në të ardhmen.
Por nëse dita e bukur dallohet nga dielli i mëngjesit, në Madrid ai po shkëlqen.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





