








Raport special i agjencisë së lajmeve NOA nga Beogradi mbi vizitën zyrtare që kryeministri Edi Rama zhvilloi në ditën e parë të axhendës qeveritare në kryeqytetin e Serbisë
Beograd, 10 Nëntor 2014 NOA.al – Kryeministri shqiptar Edi Rama është pritur me nderime në Pallatin “Serbia” nga homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç. Në pallatin kryeministror në Beograd është ngritur flamuri shqiptar përkrah atij serb.
Udhëtimi i kryeministrit shqiptar dhe delegacionit që e shoqëron nga aeroporti i Beogradit drejt pallatin “Serbia” ka qenë i qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident. Megjithatë, vizita e Ramës në Beograd, nuk solli rezultat për çtensionim të lidhjeve shtetërore mes dy vendeve. Ëndrra e Serbisë së Madhe dështoi shkrirjen e akujve e cila nuk zgjati as deri në fund të konferencës për shtyp
Takimi kryeministror
Takimi i dy kryeministrave ka nisur rreth orës 11:00 të ditës së hënë.
Në vizitën e tij në Beograd, e para e një kryeministri shqiptar në 68 vjet, zoti Rama theksoi se pavarësia e Kosovës është një realitet i pamohueshëm, që i ka shërbyer sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Kjo solli replikë të ashpër të homologut Vuçiç i cili akuzoi Ramën se shkeli paktin se në Beograd nuk do të flitej mbi Kosovën. Debati mes dy kryeministrave për çështjen e Kosovës ka vijuar edhe në hollin e pallatit “Serbia”, në mbyllje të konferencës, ku u pa qartë se kryeministri serb Vuçiç, as nuk i dha dorën kryeministrit shqiptar në përfundim të saj.
Përplasje për Kosovën
Kryeministri shqiptar Edi Rama i ka kërkuar publikisht nga Beogradi, pesë vendeve të mbetura të BE që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës që ta bëjnë këtë sa më parë. Serbisë të njohi Kosovën.
Deklaratën e tij zoti Rama e bëri gjatë konferencës për shtyp me homologun serb Aleksandër Vuçiç, pas një takimi kokë më kokë midis tyre që zgjati afro një orë.
VIDEO: Fjala e plotë e kryeministrit Rama dhe homologut Vuçiç në konferencën e përbashkët për media
Rama në fjalimin e tij, theksoi se pavarësia e Kosovës është një realitet i pamohueshëm, që i ka shërbyer sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Ka reaguar ashpër kryeministri serb Vuçiç duke e cilësuar si provokim. “Së pari nuk kam pritur një provokim dhe që do të fliste për Kosovën. Nuk do ia lejoj askujt ta ulë Serbinë këtu në mes të Beogradit, më vjen keq që ka folur për tema që s’ishte parashikuar të flisnim. Kosova është pjesë e Serbisë. Është bukur të flasim hapur që t’i themi njëri-tjetrit sy më sy se çfarë mendojmë”, – tha kryeministri Vuçiç. Replikat mes dy kryeministrave zgjatën për disa minuta, ndërsa kryeministri Rama i qëndroi bindjes së tij, duke përsëritur edhe njëherë përpara homologut serb se çdo perceptim i ri i Serbisë ndaj realitetit të Kosovës është i mirëpritur prej shqiptarëve.
Më tej, z.Rama i përcolli ftesën kryeministrit serb për të vizituar Shqipërinë vitin e ardhshëm. Rama tha se shqiptarët nuk do të ndjehen të provokuar nëse ai do të flasë në Tiranë për qëndrimin serb ndaj Kosovës.
“Ju siguroj se në Tiranë nuk do ndjehemi të provokuar nëse do të keni përsëri të njëjtin qëndrim lidhur me Kosovën, por do të ndihemi të keqardhur sepse është një realitet që sa më shpejt ta njohim aq më shpejt mund të lëvizim përpara në të gjitha drejtimet dhe kuptimet. Por e përsëris që mikpritja jo vetëm do të jetë reciproke, por ju siguroj se do të ndjeheni shumë mirë në Tiranë dhe asnjë fjalë thënë prej jush nuk do të konsiderohet provokim, pavarësisht se do të jetë tërësisht e ndryshme nga ato çfarë mund të prisnim nga një temë apo një tjetër”, – deklaroi zoti Rama.
VIDEO: Vuçiç heq kufjet teksa fliste Rama, në fund nuk i jep as dorën
Detajet e përplasjes/ Rama: Kosova realitet. Vuçiç heq kufjet e përkthimit: Është provokim
"Për Kosovën kemi dy qëndrime krejt të ndryshme, por realiteti është një dhe krejt i pandryshueshëm. Kosova e pavarur, e njohur deri tani nga 108 vende të ndryshme të botës dhe e mbështetur nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është një realitet i pamohueshëm dhe i patjetërsueshëm rajonal dhe europian. Ajo duhet respektuar dhe duhet bërë pjesë, ashtu siç po bëhet e integrimit europian, si dhe euroatlantik dhe siç e kam theksuar në samitin e fundit të NATO-s, dua ta përsëris hapur dhe sinqerisht: Njohja e Kosovës nga vende europiane që ende nuk e njohin atë, është në radhë të parë një çështje sigurie europiane", tha Rama.
Në momentin që Rama ka nisur të flasë për Kosovën, Vuçiç në mënyrë demonstrative ka hequr kufjen nga veshi, duke mos e dëgjuar vijimin e deklaratës së Ramës të përkthyer, të cilën më pas e cilësoi si provokim.
"Dua të them se nuk kam pritur provokime nga zoti Rama dhe nuk kam pritur që do të flas për Kosovën dhe Metohinë. Nuk do ta lejoj askënd që të nënçmojë Serbinë në Beograd. Kosova është pjesë e Serbisë dhe nuk ka patur asnjëherë lidhje me Shqipërinë. Më vjen keq që zoti Rama ka shfrytëzuar rastin që të flasë në lidhje me këtë temë, pavarësisht se nuk jemi marrë vesh më parë", tha Vuçiç.
Kësaj deklarate, Rama nuk ka ngurruar t’i japë këtë përgjigje: "Aleksandër, ju siguroj se në Tiranë ne nuk do të ndihemi të provokuar nëse ju do të keni përsëri të njëjtin qëndrim lidhur me Kosovën, por do të ndihemi thjesht të keqardhur, sepse është një realitet i njohur botërisht nga më shumë se gjysma e Kombeve të Bashkuara dhe është një realitet që sa më shpejt ta njohin, aq më shpejt mund të lëvizim përpara në të gjitha drejtimet dhe kuptimet. E përsëris, që mikpritja jo vetëm do të jetë reciproke, por ju siguroj se ju do të ndjeheni shumë mirë në Tiranë dhe në asnjë mënyrë, asnjë fjalë e thënë prej jush, nuk do të konsiderohet provokim, pavarësisht se mund të jetë tërësisht e ndryshme nga çfarë ne do të prisnim, për një temë apo një temë tjetër".
Deklaratat dhe replikat për Kosovën u paraprinë nga qëndrimi i zotit Rama për të drejtat e shqiptareve ne Luginën e Preshevës.
"Dua të besoj se gjenerata e re që qeveris sot Serbinë do t’i shohë, do t’i respektojë shqiptarët e Luginës së Preshevës si një urë me rëndësi strategjike për rilidhjen e fateve tona europiane. Gëzimi i të gjithë të drejtave të parashikuara në Konventat europiane dhe ndërkombëtare prej tyre është jo vetëm dëshira, por edhe detyrimi ynë kushtetues që ta kërkojmë vijimësisht nga Qeveria dhe institucionet e Serbisë. Ne duam që shqiparët e Luginës së Preshevës, të gëzojnë të gjithë vëmendjen e Beogradit zyrtar për përfaqësimin e tyre të merituar në strukturat vendore dhe qëndrore, por edhe për zhvillimin ekonomik dhe social të vendbanimeve të tyre. Besoj se autoritetet serbe dinë që shqiptarëve të Luginës së Preshevës përfshihen dhe inkurajojnë proceset integruese të Serbisë në integrimin europian", tha Rama.
"Sa i përket deklaratave të Rahmi Mustafës dhe Januz Musliut, unë nuk komentoj deklarime të marra. Përsa i përket integritetit territorial të Serbisë, kjo nuk do të cënohet prej askujt. Na takon që ne t’i respektojmë këta njerëz dhe ku i kemi gabimet në ndërtimet e shkollave dhe spitalet dhe se çfarë mund të bëjmë për qytetarët tanë”, – tha Vuçiç.
Debati mes dy kryeministrave për çështjen e Kosovës ka vijuar edhe në hollin e pallatit “Serbia”, në mbyllje të konferencës, ku u pa qartë se kryeministri serb Vuçiç, as nuk i dha dorën kryeministrit shqiptar në përfundim të saj.
Rama i përgjigjet gazetarëve
Zoti Rama foli në konferencën me mediat për ftesën që i kishte bërë z.Vuçit që të vizitojë vitin e ardhshëm Shqipërinë. Ndërkohë që ai e thatë këtë, homologu serb nuk e kishte kufjen në vesh. Pyetja që iu bë Ramës, ishte: “A është parashikuar një vizitë e shefit të Qeverisë serbe në Tiranë, apo jo?”.
Z.Rama u përgjigj: “Ju siguroj se në Tiranë ne nuk do të ndjehemi të provokuar nëse ju do të keni përsëri të njëjtin qëndrim lidhur me Kosovën, por do të ndjehemi thjesht të keqardhur. Sepse, është një realitet i njohur botërisht nga më shumë se gjysma e Kombeve të Bashkuara dhe është një realitet që sa më shpejt ta njohim, aq më shpejt mund të lëvizim përpara, në të gjitha drejtimet dhe kuptimet.
E përsëris, që mikpritja jo vetëm do të jetë reciproke, por ju siguroj se ju do të ndjeheni shumë mirë në Tiranë dhe në asnjë mënyrë, asnjë fjalë e thënë prej jush nuk do të konsiderohet provokim, pavarësisht se mund të jetë tërësisht e ndryshme nga çfarë ne do të prisnim për një temë apo një temë tjetër.
Dhe thënë këto, unë dua ta përsëris se; Po, e kam ftuar Kryeministrin e Serbisë të vizitojë Shqipërinë në një kohë të përshtatshme vitin e ardhshëm. Duke besuar që nuk do të presim 68-të vjet të tjera për takimin tjetër dhe duke qenë i bindur se nuk duhet ta presim Konferencën e ardhshme për Ballkanin, që do të zhvillohet si vijim i asaj të Berlinit, në Austri, për të përsëritur të njëjtat gjera dhe për të dëgjuar të njëjtat gjëra. Por për të shkuar me një bilanc punësh të përbashkëta, disa prej të cilave u përmendën edhe këtu, sot dhe për të këmbëngulur me seriozitetin që ne mund dhe duhet t’i japim këtij bashkëpunimi në vërtetësinë e faktit se Ballkani i paragjykimeve nga Brukseli i takon së shkuarës dhe se gjenerata e re që qeveris Serbinë, Shqipërinë, Kosovën dhe më gjerë sheh nga e ardhmja”.
Droni dhe Olsi Rama
Kryeministri Rama në konferencën e përbashkët për shtyp u pyet edhe mbi ndeshjen Serbi-Shqipëri: “Zoti Rama, ju iu referuar himnit dhe flamurit shqiptar që u shpalos këtu, në Beograd, në mënyrë alegorike, duke na kujtuar sesi u poshtërua ky flamur dhe ky himn para rreth një muaji në stadiumin “Partizani” në Beograd. Gjatë një ndeshje Shqipëria humbi 3 pikë në tavolinë, mund të na thoni se çfarë i morët sot në tavolinë Kryeministrit Vuçiç? Dhe meqë folët 50 minuta, a i sollët të fala nga Olsi Rama?”.
Përgjigja e z.Rama ishte: “Unë besoj që politika e shteteve nuk lind, nuk zhvillohet dhe nuk diktohet nga një fushë futbolli. Unë besoj që ajo çka ndodhi në stadiumin e Beogradit është vetëm një tregues i brishtësisë së jashtëzakonshme të një marrëdhënieje të re që ne kemi synimin ta vendosim dhe për të cilën, dua ta përsëris; Qeveria e Shqipërisë dhe unë si Kryeministër kemi të gjithë vullnetin e plotë për ta jetësuar përmes një përpjekje të përbashkët dhe konkrete, në mënyrë që njerëzit tanë, serbët dhe shqiptarët, fëmijët tanë, serbë dhe shqiptarë, të marrin përfitimin maksimal nga potenciali fantastik i një paqeje, më në fund, të arritur!
Ne nuk jemi armiq të njëri – tjetrit, por kemi armiq të përbashkët. Armiqtë e përbashkët janë varfëria, janë papunësia, janë mungesa e perspektivës për të rinjtë, janë borxhi publik, deficiti dhe sigurisht, shumëçka e trashëguar në vite. E, në të njëjtën kohë, sfida jonë e përbashkët është që të bashkojmë forcat dhe t’i flasim Europës me një gjuhë. Sepse siç ne kemi nevojë për Europën, Europa ka më shumë se asnjëherë nevojë për Ballkanin.
Dhe për sa i takon Kosovës, unë besoj se realiteti mbetet një dhe i pandryshueshëm, pavarësisht perceptimeve të ndryshme dhe mosdarkordësisë së plotë që kemi lidhur me këtë realitet. Por, nga njëra anë, kjo s’mund të na pengojë që t’ia themi njëri – tjetrit në sy atë që mendojmë, ashtu sikundër nuk mund të na pengojë që me njëri – tjetrin të bashkëpunojmë. Sepse rruga e secilit prej nesh, Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjës është një korsi në rrugën e përbashkët të integrimit europian. Sa më serioz të jemi ne në këtë bashkëpunim, aq më seriozisht do të na marrë Europa. Dhe kjo është, në fund të fundit, një sfidë e përbashkët mes nesh!”
Rama: E vështirë biseda me Vuçiç, refuzimi për të njohur Kosovën, dritëshkurtësi
Vuçiç: Humbëm shansin për një kapitull të ri
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd, ka deklaruar se palët humbën shansin për një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Vuçiç ia ka atribuuar homologut Rama përgjegjësinë për këtë shans të humbur, edhe pse është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë për të ardhmen e rajonit.
“Sot kemi pasur shansin të kthejmë një faqe të re në marrëdhëniet e dy vendeve. Më vjen keq që provokimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ka bërë që shansi në këtë moment të humbet. Por, ne ende duam që të punojmë së bashku për të ardhmen e rajonit tonë”, ka thënë Vuçiç.
Vuçiç: Kosova mbetet Serbi. Rama: Keqardhje, pavarësia e pamohueshme
Mediat ndërkombëtare: Liderët serbë dhe shqiptarë grinden për Kosovën
Takimi historik mes Edi Ramës dhe homologut të tij serb Aleksandar Vuçiç, nuk mund t’i shpëtonte as vëmendjes së mediave ndërkombëtare.
Agjencia e lajmeve “Reuters”, nën titullin “Liderët serbë dhe shqiptarë grinden për Kosovën”, shkruan se Rama dhe Vuçiç ndanë pikëpamje krejt të kundërta për çështjen e pavarësisë së Kosovës.
Më tej, britanikja “Daily Mail” i cilëson Shqipërinë dhe Serbinë si dy vende rivale, megjithatë sjell në vëmendje se këto shtete i bashkon dëshira për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Ndërsa fotoreporteri i “Daily Mail”, në qendër të objektivit të tij kishte pikërisht reagimet e kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës në Beograd.
Vizita historike u komentua edhe nga prestigjiozja “France 24”, e cila në artikullin e saj shkruan se Aleksandar Vuçiç u inatos dukshëm pas thirrjes që Rama i bëri Serbisë për të njohur realitetin e pakthyeshëm të Kosovës.
Në përgjithësi, gjykimi i mediave të huaja është se takimi i Ramës dhe Vuçiç dëshmoi “marrëdhënie deri diku të ngrira”.
Ndërsa për “Associated Press”, kryeministrat e Serbisë dhe Shqipërisë u angazhuan të hënën se do të linin mënjanë dallimet e tyre dhe se do të fokusoheshin në dëshirën e tyre të përbashkët për t’iu bashkuar Bashkimit Europian, por ulja e tensioneve mes dy “rivalëve” në Ballkan nuk zgjati as deri në fund të konferencës së përbashkët për shtyp të tyre.
Në analizën e “Associated Press” theksohet fjala e kryeministrit Rama në konferencën për shtyp, gjatë së cilës i sugjeronte Serbisë të ndryshonte sjellje.
Marrëdhëniet mes dy kombeve kanë qenë të tensionuara për dekada të tëra, kryesisht për shkak të Kosovës, dikur nën shtetin serb ndërsa prej 2008-s një shtet i pavarur i dominuar nga shqiptarë, ku jetojnë edhe pakica të etnive të tjera. Serbia vijon ta konsiderojë Kosovën pjesë të integritetit territorial të saj, duke mos e njohur deri më tani pavarësinë e shtetit më të ri të Europës, gjë që e kanë njohur 108 shtete të tjera.
“Pavarësia e Kosovës është realitet dhe, sa më shpejt të njihet ky realitet, aq më shpejt mund të ecim përpara”, tha Rama gjatë fjalës së tij, duke nxitur një reagim të fortë nga kryeministri serb Vuçiç. “Nuk e prisja këtë provokim, nuk kishim rënë dakord të flitej për Kosovën, e cila është pjesë e pandashme e Serbisë”, është kundërpërgjigjur Vuçiç.
Ndërkohë që kryeministri shqiptar, qoftë në konferencën e përbashkët, ashtu edhe në një intervistë të mëvonshme për “Associated Press”, e ka vijuar sërish këtë diskutim, duke thënë se nuk do të ndihej aspak i provokuar, nëse Vuçiç do të shprehte qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, gjatë vizitës së tij të ardhshme në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. “Do të ndihesha i qetë, sepse miku do të kishte lirinë për të shprehur çfarë dëshiron”, është cituar të ketë thënë Rama për agjencinë amerikane.
Rama në Beograd: Të ecim bashkë për në BE, fatet tona janë të ndërlidhura
VIDEO
Rama flet për njohjen e Kosovës në Beograd, Vuçiç reagon
Autoritetet serbe presin kryeministrin shqiptar në Beograd
Pjesa e fjalimit për Kosovën e kryeministrit Edi Rama në Beograd
Rama në Beograd, respektohet himni kombëtar shqiptar
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





