Transmetuar më 10-11-2014, 19:09

Rosalinda Celentano, vajza e vogël e këngëtarit Adriano Celentano është ndarë përfundimisht nga e dashura e saj, Simona Borioni. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ajo, nëpërmjet një komunikimi me “Ansa.it”.

“Në pamundësi për të dashur, vendosa të lë të lirë nga ana sentimentale zonjën Simona Borioni, duke i uruar me gjithë zemër më të mirat e mundshme. Mes meje dhe Smonës për fat të keq ka përfunduar gjithçka”, – deklaroi e bija e Adriano Celentano e Claudia Mori.

Ajo shtoi se marrëdhënia mes tyre kishte marrë fund përfundimisht prej disa ditësh, ndërsa tha se kishte disa muaj që gjërat mes tyre nuk shkonin mirë. “Që prej pushimeve në muajin gusht e deri më tani, diçka u thye mes nesh dhe nuk ishte më si më parë”, – tha ndër të tjera aktorja. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit