Transmetuar më 10-11-2014, 18:28

Lindi si një idhull i adoleshentëve dhe përfundoi në një nga aktorët më të mëdhenj të brezit të tij. I bukur, i aftë dhe me të gjitha karakteristikat e nevojshme për të qenë një njeri i suksesshëm, ai ka vijuar të mbajë famën e “Titanic”, filmit të tij i cili i edhe pas 23 viteve nga regjistrimi, vijon të ngelet ndër më të pëlqyerit për një pjesë të madhe të personave.

Nesër, aktori i adhuruar nga shumë femra e meshkuj, mbush plotë 40 vite jetë. Biri i një babai me origjinë italiane dhe një nëne gjermane, Di Caprio u emëruar disa ditë më parë nga sekretari i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si “mesazher i paqes”.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, emri i tij është vënë Leonardo për shkak të një goditje me shkelm që i ka dhënë të ëmës kur ishte ende në bark, gjatë kohës që ajo ishte përpara një pikture të Leonardo da Vinci-t. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit