

Yllit të Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, iu dorëzua këtë të hënëch çmimi “Pichichi”, që i jepet golashënuesit më të mirë të La Ligas, si dheu trofeu “Alfredo Di Stefano”, si lojtari më i mirë i sezonit të kaluar të kampionatit spanjoll.
Fjalët e portugezit gjatë marrjes së çmimit, shkuan pikërisht për legjendën e Los Blancos që u nda nga jeta në muajin korrik, në moshën 88-vjeçare.
“Këtë vit Don Alfredo nuk do të më shikojë. Më vjen keq, sepse e admiroja shumë, ishte një fenomen, citon Supersport.
Fakti që më krahasojmë me të është një nder dhe privilegj, si dhe më motivon më shumë për të bërë më të mirën. Ai ishte një burrë që fitoi simpatinë e gjithë botës”.
Ronaldo po vijon me ritëm të çmendur edhe në këtë sezon. 29 vjeçari ka realizuar 18 gola në kampionat dhe vështirë se do të ketë rivalë për “Këpucën e Artë” në La Liga.
“Nëse arrij të bëj të njëjtën gjë edhe vitin e ardhshëm do të jetë shumë mirë, sepse do të thotë se po i bëj gjërat ashtu si duhet.
Objektivi im është të fitoj trofe kolektivë dhe individualë. Do të punoj fort për t’i arritur. Gjithsecili ka mënyrën e tij për të menduar dhe punuar. Mua më pëlqen shumë të luaj futboll dhe të jap gjithmonë maksimumin.
Nuk lodhem kurrë së fituari. Ndoshta po kaloj momentin më të mirë. Cdo vit tentoj të përmirësohem. Jam shumë i kënaqur, sepse edhe skuadra është mirë. Statastikat e mia nuk janë keq. Kërkoj gjithnjë të mësoj diçka më shumë”.
Ronaldo është pretendenti kryesor për të fituar për të tretën herë Topin e Artë, trofe që do të jepet nga FIFA në bashkëpunim me France Futboll në fillim të vitit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





