

Shkodër, 10 nëntor 2014, NOA.al- Një person është plagosur me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10.00 të paradites, ku i plagosuri është identifikuar si E. Xhili 49 vjeç, banues në fshatin Guci e Re komuna Rrethina, Shkodër.
I plagosuri është dërguar për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikur për jetën.
I dyshuar si autori i plagosjes është identifikuar M.Ç., nga fshati Guci e Re në Shkodër, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Gruemirë komuna Gruemirë rrethi Malësi e Madhe. Nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa janë ngritur postblloqe policie, për kapjen e të dyshuarit./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





