Transmetuar më 10-11-2014, 10:49

Ekziston një dietë e re e cila në dallim nga të tjerat promovon konsumin në masë të karbohidrateve. Buka, makaronat dhe patatet pavarësisht bindjes së krijuar se shëndoshin, janë kthyer në një mënyrë shumë të mirë për dobësim.

Disa studiues këshillojnë konsumin e tyre për tu dobësuar dhe kjo gjë tregohet në një studim anglez të botuar në revistën shkencore “The New England Journal of Medicine”. Në studimin në fjalë sugjerohet se 50% e kalorive të përditshme duhet të vijnë nga karbohidratet. Në mëngjes këshillohet që të hahet 30- 40 gramë tërshërë me pak bajame dhe arrë, ndërsa në drekë mund të konsumohet një pjatë me makarona dhe në darkë pak bukë.

Buka integrale– Shëndosh më pak sepse përmban më shumë fibra.

Patatet– Përmbajnë më pak kalori në bazë të mënyrës së si përgatiten. Këshillohet që të lihen të ftohen në mënyrë që të humbin sheqerin e tepërt.

Makaronat– Janë të shëndetshme vetëm përgatiten me vaj ulliri dhe hahen al dente. a.y/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit