Transmetuar më 10-11-2014, 10:13

Librazhd, 10 nëntor 2014, NOA.al- E kishte paralajmëruar dhe herë të tjera, nëse bagëtitë e saj do hynin në tokën e tij, atëherë do kishte ndëshkim.

Dhe duket se një burrë i moshës 39 vjeçare nga fshati Rrajcë i Librazhdit e mbajti fjalën e dhënë.

P.S., u denoncua në polici nga e moshuara M.G., 73 vjeç, banuese po në këtë fshat. Gruaja ishte duke kullotur bagëtitë e saj dhe disa dele janë futur në kullotën e 39 vjeçarit.

P.S., ka kapur një dele dhe e ka therur në prezencë të së moshuarës, si formë ndëshkimi për shkeljen e paralajmërimit. E tronditur gruaja ka debatuar ashpër me 39 vjeçarin dhe më tej e ka denoncuar në polici, duke bërë që nga ana e uniformave blu të nisë procedimi penal nën akuzën e “Vetëgjyqesisë”. /a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit