

Ndodh shpesh që femrat në shtatzëni të ndihen të lira për të ngrënë çfarëdolloj ushqimi, duke pasur bindjen se fëmijës nuk duhet ti mungojë asgjë, dhe kësisoj shpesh përfundojnë mbipeshë.
Por kjo është një mënyrë më se e gabuar, pasi shëndeti i bebes kalon nëpërmjet shëndetit të nënës, ndaj janë disa ushqime që ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e fetusit, ashtu sikundër ka të tjerë që ndikojnë negativisht te fëmija që nëna mban në bark.
Rregulli bazë për një ushqim të shëndetshëm në shtatzëni, është ndjekja e një diete të ekuilibruar, duke shmangur disa ushqime që cilësohen të dëmshme.
Në mesin e ushqimeve që nuk rekomandohen të konsumohen janë ushqimet e gjalla dhe të papjekura, pasi përmbajnë baktere të rrezikshme për shëndetin e fetusit.
Përmenden mes tyre mishi i papjekur mirë, peshku i tymosur, disa lloje djathrash, veza e gjallë, majoneza.
Peshku më i rekomanduar në shtatzëni është merluci, pasi një pjesë e mirë e peshqve të tjerë përmbajnë mërkur, i cili ndikon negativisht për zhvillimin e trurit të fëmijës. Gjithashtu edhe pijet alkoolike janë të dëmshme për anomali të ndryshme të fetuesit, ashtu sikundër edhe kafja, sheqeri industrial, të skuqurat apo ushqime me ngjyrues./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





