Transmetuar më 09-11-2014, 20:28

Tiranë, 9 Nëntor 2014 NOA.al/ Alba Skëndaj – Deputeti socialist Pandeli Majko i kundërvihet një sugjerimi publik që bëri sot ish ministri i Jashtëm Aldo Bumçi, që i kërkoi kryeministrit Edi Rama të mos flasë në emër të të gjithë shqiptarëve në vizitën e tij të pritshme në Serbi. Z.Bumçi, nënkryetar i Komisionit të Jashtëm Parlamentar, vlerëson se z.Rama nuk ka tagër të flasë edhe për shqiptarët e Kosovës, por vetëm për ata të Shqipërisë si dhe ata që jetojnë në territorin e Serbisë. “Rama duhet te kufizohet nga tundimi per te folur ne emer te te gjithe shqiptareve”, – sugjeron z.Bumçi.

Këto vlerësime, z.Majko në prononcimin e tij sonte i sugjeron të papranueshme dhe të tepërta. “Miq opozitarë a nuk ju duket se po e teproni?! Po pse nuk duhet te flasë Edi Rama në emër të të gjithë shqiptarëve në Beograd?! Çfarë standardi e ndan interesin e shqiptareve ne Shqipëri, ne Kosovë, ne Luginë, Mal të Zi dhe Maqedoni në marrëdhënie me kombin qe është shfaqur me armiqësori ne historinë e shqiptarëve”, – pyet z.Majko.

Ai shton se “Edi Rama mund te jete ashtu si te gjithe ne, një politikan me te metat e tij por shton: “Nëse ka një gjë qe xhelozia infantile duhet ta lërë mënjanë, është se vizita e tij ne ish-kryeqytetin e ish-Jugosllavisë përfaqëson statusin e ri te Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo ku janë në rajon”. Në këtë pikë, z.Majko vlerëson se “çdo gjë tjetër është veç dëngël”.

“Edi Rama po shkon ne nje qytet qe ka qene qendra e antishqiptarizmit. Atij i duhet dhënë përkrahje duke lënë mënjanë çdo “gozhdë” që secili mendon se bën “interesantin” duke e sulmuar”, – apelon ish kryeministri Majko.

Ai thotë se kjo vizite mund të jetë shumëçfarë, por ajo nuk mund te kufizohet si vetëm bilaterale”.

“Gjasat janë qe kumti i saj të jetë shpresë dhe një oferte e re që shqiptarët nuk po jua “lypin” serbëve. Ajo është një mundësi dypalëshe dhe një ftesë për një rrugëtim të ri pa shmangur fantazmat apo plagët e së kaluarës. Ato janë aty dhe sikur të duam t’i mohojmë me frazeologji diplomatike. Edhe për këtë arsye vizita e Ramës në Beograd ngjan si një vizite ne Kështjellën e Makbethit”, – përfundon z.Majko. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit