

Trajtimi i sigurtë i frutave dhe perimeve të freskëta
Kontrollo
Kontrolloni për t’u siguruar se frutat dhe perimet e freskëta që ju blini nuk janë të shtypur ose të dëmtuar.
Kontrolloni që frutat dhe perimet e freskëta të prera si sallatat dhe pjeprat e prerë të cilat janë të paketuara, të jenë në frigoriferin e dyqanit para se ti blini. Mos blini artikuj të freskëta të prerë që nuk janë në frigorifer.
Pastro
Lani duart me ujë të ngrohtë dhe sapun të paktën 20 sekonda para dhe pas trajtimit të frutave dhe perimeve të freskëta.
Pastro të gjitha sipërfaqet dhe enët e kuzhinës me ujë të nxehtë dhe sapun, duke përfshirë dërrasën ku bëhet prerja, veglat e qërimit dhe thikat që do të prekin frutat ose perimet e freskëta para dhe pas përgatitjes së ushqimit
Shpëlaji frutat dhe perimet e freskëta nën ujë të rrjedhshëm, duke përfshirë ato me lëkurë dhe lëvore që nuk janë të ngrënshme. Frutat dhe perimet e ambalazhuara të cilat kanë emërtimin në etiketë “gati për të ngrënë”, “të larë” ose”Larë trefish” nuk duhet të lahen.
Fërkoje fortë lëkurën e frutave dhe perime nën ujë të rrjedhshëm ose pastroje me një furçë perimesh të pastër ndërsa i shpëlan me ujë të rrjedhshëm
Thaji frutat dhe perimet me një peshqir të pastër ose letër
Asnjëherë mos përdorni pastrues ose zbardhues për të larë frutat ose perimet e freskëta. Këto produkte nuk janë të menduara për konsum.
Ndaj
Kur bëni pazar, sigurohuni që frutat dhe perimet e freskëta të jenë të ndara nga kimikatet shtëpiake dhe ushqimet e papërpunuara të tilla si mishi, shpendët dhe prodhimet e detit në qeske në veçanta.
Mbani frutat dhe perimet e freskëta të ndara nga mishi i gjallë,shpendët apo prodhimet e detit në frigoriferin tuaj.
Ndani frutat dhe perimet e freskëta nga mishi, shpendët dhe prodhimet e detit. Mos e përdorni të njëjtin dërrasë në të cilën bëhet prerja pa e pastruar me ujë të ngrohtë dhe sapun përpara dhe pas përgatitjes së frutave dhe perimeve të freskëta
Gatuaj
Gatuaj ose hidhni frutat apo perimet që kanë prekur mishin e papërpunuar, shpendët, prodhimet e detit apo lëngjet e tyre.
Ftoh
Ftohni në frigorifer të gjitha prerjet, lëkurat e frutave dhe perimeve të freskëta të gatuara,brenda dy orëve.
Hidhni / flakni
Hidhni frutat dhe perimet e freskëta që nuk kanë qenë në frigorifer brenda dy orëve të prerjes, heqjes së lëkurës apo gatimit
Hiqni dhe hidhni pjesët e mavijosura ose të dëmtuara të frutave dhe perime përpara se të gatuhen ose të hahen të papërpunuara
Hidhni çdo frut apo perime që nuk do të gatuhet në qoftë se ajo ka prekur mish të papërpunuar, shpend apo prodhim deti
Nëse keni ndonjë dyshim, hidhini!
E pra, kështu, e bën sigurinë e ushqimit një prioritet
Ekspertë të shëndetit dhe të ushqyerit vazhdojnë të rekomandojë shtimin e sa më shumë frutave dhe perimeve në një dietë të shëndetshme ditore dhe është shumë e rëndësishme që konsumatorët të dinë se si ti trajtojnë ato si duhet – jini në çdo moment të kujdesshëm si për pastrimin ashtu dhe përpunimin e përdorimin e tyre.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





