

Ky është horoskopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2014 që NOA.al sjell për ju. Kjo nuk ka për të qenë një ditë tejet e suksesshme, ndaj bëhuni gati për rutinën e zakonshme. Mos prisni që çdo ditë të jetë festë. Shijoni atë çfarë momentet do t’ju falin.
Dashi
Sot do të tregoni më shumë interes në të ardhmen tuaj se sa në të shkuarën dhe në të tashmen. Do të keni disa ide të reja për të vepruar dhe për të rregulluar jetën tuaj. Bëni kujdes pasi jo gjithçka është ashtu siç duket dhe mund të realizohet me lehtësi. Shumë prej jush, duke u nisur nga e tashmja, mund ta pikturojnë të ardhmen me ngjyra të errëta.
Demi
Do të ndiqeni nga rregulli, ndjenja e humanizmit dhe dashamirësisë për të tjerët. Mund të keni në mendje disa ide të cilat do t’ju acarojnë gjatë gjithë ditës dhe nuk do t’ju lënë të qetë. Mundohuni të realizoni me sa keni mundësi planet tuaja.
Binjakët
Do të mund të ruani balancën mes gjendjes së brendshme dhe të jashtme, gjë që do t’ju bëjë të ndiheni më së miri sot dhe të jetë siguria juaj për gjithçka. Nëse keni qenë sëmurë, gjithçka do të ndryshojë sot. Mos u nxitoni për të gjykuar disa persona që ju rrethojnë.
Gaforrja
Do të doni që disa evente të mos ndodhin, por ja që nuk do të mund ti shmangni dot dhe e vetmja gjë që do të mund të bëni, do të jetë të modeloni sjelljen tuaj. Mendja juaj do të thotë të bëni një gjë, ndërsa veprimet tuaja do të jenë tërësisht në të kundërt. Mundohuni të mos mbani shumë të fshehta dhe sekrete brenda vetes, nëse doni që të tjerët t’ju gjendjen pranë dhe t’ju kuptojnë.
Luani
Do të keni të gjithë potencialin e nevojshëm për të bërë çfarë ju duhet, por do të vareni nga opinionet e të tjerëve. Nëse keni pasur konflikte me disa persona gjatë kohëve të fundit, do të mendoni se si ti zgjidhni ato. Sot është dita më e mirë për të ndryshuar marrëdhëniet e krijuara deri më tani dhe për të kërkuar falje.
Virgjëresha
Mendimi i arsyeshëm dhe veprimet e përgjegjshme që ju karakterizojnë përherë, mund t’ju lënë në baltë sot. Mund të gaboni në disa drejtime dhe me disa persona. Megjithatë, në mbrëmje do të jeni të aftë të merrni përsipër të gjitha gabimet dhe përgjegjësitë për veprimet tuaja.
Peshorja
Ngjarjet e kësaj dite do të bëjnë që ju të përjetoni ndjenja dhe emocione të përziera mes tyre. Nuk do të mund të shijoni aktivitetet tuaja më të pëlqyera. Një takim dashurie, një mbledhje pune apo diçka që ju vetë e keni organizuar nuk do të jetë aq i frytshëm saç e kishit menduar.
Akrepi
Nuk duhet të ndërmerrni asnjë iniciativë serioze sot. Duhet të ndiqni dashurit tuaja të momentit dhe të mos mendoheni shumë gjatë për ato çfarë duhet të kryeni. Do të ndiheni bosh, edhe pse do të jeni të rrethuar nga shumë persona. Diçka e rëndësishme që e keni larguar vetë nga jeta juaj do të nisë t’ju mungojë.
Shigjetari
Mos planifikoni një numër të pafund aktivitetesh gjatë kësaj dite pasi nuk do të mund të realizoni shumë prej tyre. Shanset që dikush të shfaqet nga hiçi dhe t’ju zbukurojë ditën, do të jenë të mëdha dhe ju do të entuziazmoheni pa masë. Rekomandohet të shtyni një udhëtim të rëndësishëm pune.
Bricjapi
Nëse nuk keni vepruar në mënyrën e gabuar në ditët e mëparshme, kjo e sotmja do të jetë një ditë e qetë dhe pa shumë probleme. Ju presin disa surpriza, të cilat do t’jua ndryshojnë tërësisht humorin dhe do t’ju bëjnë të ndiheni si në qiellin e shtatë. Mos i kushtoni më shumë rëndësi seç kanë disa ngjarjeve.
Ujori
Shumë prej jush do të mendojnë vetëm për veten e tyre dhe se si të rregullojnë situatën ekonomike, financiare dhe sociale në të cilën ndodhen. Kushtojini vëmendjen e duhur personave që ju rrethojnë. Nëse doni të ndiheni mirë, mos flisni pa menduar dy herë.
Peshqit
Do të mund të shijoni komunikimin në distancë me disa persona dhe do të ndiheni më së miri nën shoqërinë e partnerit tuaj. Nëse prej disa kohësh keni probleme me familjarët, sot është dita e duhur për të folur dhe për të zgjidhur keqkuptimet./a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





