

Tiranë, NOA.al – Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të qëndrueshme do të karakterizojnë mot të kthjellët në vendin tonë. Orët e mesditës do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin shqiptar.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që i gjithë vendi të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta. Parashikohet që situata e motit të qëndrueshëm të vijoje edhe gjate natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehte vetëm në vlerat maksimale të ditës.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Europa
Prezenca e një qendre të presionit të ulët atmosferik mbi detin Balltik me zhvillim deri në perëndim të Suedisë dhe duke ndikuar një pjesë të Europës verilindore, do të sjellë në këto rajone dominim të vranësirave dhe shira të dendur. Po ashtu, zhvillimi i një qendre ciklonare në Jugperëndim të kontinentit do të bëjë që vranësira dhe shira të dominojnë gadishullin Iberik, ishujt Britanike si edhe Europën qendrore.
Pellgu i Mesdheut, gadishulli i Ballkanit si edhe Europa Juglindore do të paraqiten me mot të kthjellët. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





