












Alessandra Ambrosio, bashkëshorti i saj Jamie Mazur dhe e vogla Anja Louise janë mbledhur për të kaluar fundjavën bashkë në buzë të detit Malibu në Kaliforni. Supermodelja braziliane ka treguar edhe një herë fizikun e saj tejet joshës.
E veshur vetëm me bikini, ajo ka vendosur të luajë me një prej lojërave të vajzës së saj. Bëhet fjalë për një nga ato lojëra me të cilat mund të krijosh flluska nëpërmjet sapunit.
Ajo është fotografuar nga paparacët dhe është parë përherë në shoqërinë e bashkëshortit e vogëlushes Anja. Engjëlli i Victoria’s Secret është nënë edhe e një fëmije tjetër, të voglit Noah të lindur më 7 maj të vitit 2012. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





