Transmetuar më 09-11-2014, 15:25

Me sa duket është një zonjë që e dashuron me të vërtetë tualetin dhe që do të bënte gjithçka për të pasur në duart e saj produktin më të mirë të mundshëm. Bëhet fjalë për produkte kozmetike, të cilat, sipas raportimeve të “Il gazzettino.it”, ka dashur ti bëjë të sajat pa i paguar.

Ky është versioni i fakteve në bazë të së cilave policia akuzoi një grua të moshës 75-vjeçare në Rovigo të Italisë. Gjithçka ka ndodhur në dyqani Tigotà, i cili sapo është hapur në rrugën Jessie White, në të cilën shiten përgjithësisht sapunë, shampo, produkte për higjienën e bukurinë.

Me sa duket, gruaja ka marrë produktin e dëshiruar dhe nuk ka paguar faturën e cila kishte një çmim të majmë. Veprimi i saj, duke dalë nga dyqani me produktin e papaguar ka bërë që në mënyrë të menjëhershme të ndizet sistemi i alarmit. Policët të cilët janë ndodhur aty pranë, duke parë se çfarë kishte ndodhur, nuk kanë bërë gjë tjetër veç se e kanë shoqëruar në ambientet e policisë.

Do të jetë gjykata jo që do të vendosë masën e dënimit për gruan e moshuar dhe për veprimin e saj aspak të hijshëm. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit