Transmetuar më 09-11-2014, 12:12

Sot në Berlin festohet përvjetori i njëzet e pestë i rënies së Murit. Manifestimet kryesore do të zhvillohen në Portën e Brandenburgut dhe do të nisin me lëshimin në ajër të 8 mijë tollombaceve.

Duke marrë pjesë në event, Angela Merkel është shprehur: “Ky qytet ka shkruar historinë”, ndërsa lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaciov paralajmëron se “Bota është në prag të një Lufte të Ftohtë”.

Festimet e nisura dy ditë më parë në Bundestagun gjerman kanë vijuar me një vizitë të Kancelares Angela Merkel në një nga vendet simbol të ndarjes së qytetit gjatë luftës së ftohtë.

Ajo ka qenë në Bernauer Strasse, vendi, i cili sot ka ngelur si një simbol, ku berlinezët e lindjes kapërcyen murin për të qenë të lirë. “Problemet e reja në Europë na bëjnë të kthehemi pas në kohë, por të tilla ndasi nuk do të ketë kurrë më. Nga këtu, sot vjen një moment shprese”, – ka thënë Erhart Neubert, ai që i ka paraprirë fjalës së Kancelares Merkel. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit