

Qumësht, një filxhan dhe kafe. Do të jenë këto produktet që do të vihen në dispozicion të artistëve më të mëdhenj të dekorimit të kapuçinos të cilët do të sfidojnë njëri-tjetrin në BonTa, me profesionalizëm.
Eventi i cili është në edicionin e tij të 11-të do të zhvillohet në CremonaFiere nga 7 deri më 10 nëntor. Sapo konkurrentët të paraqesin fotot e dekorimit që duan të realizojnë mund të nisin punën.
Gara parashikon që në çdo 8 minuta, artistët profesionistë të pregatisin 4 kapuçino të dekoruara. Dy prej tyre duhet të jenë të dekoruara vetëm nëpërmjet qumështit, pa përdorur penelat, ndërsa dy të tjerë, me ndihmën e penelave. Më poshtë keni disa foto nga eventi. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





