Transmetuar më 09-11-2014, 09:26

Lezhë, 9 nëntor 2014, NOA.al – Në gjendje të dehur dhe e dalë jashtë kontrollit, një gardiane në burgun e Lezhës, ka terrorizuar mbrëmjen e djeshme qytetarët dhe ka prishur qetësinë në qytetin veri-perëndimor, duke qëlluar disa herë me armë zjarri në ajër.

Burime nga policia bëjnë me dije për NOA.al se rreth orës 22:35 të mbrëmjes së djeshme është vënë në pranga 44-vjeçarja Gjelina Nikolli, e cila ka qëlluar me armë zjarri. pistoletë tip M-54 rreth orës 18:52, në lagjen “Gurra”, duke prishur qetësinë publike.

44-vjeçarja në gjendje të dehur, duke drejtuar mjetin tip Golf me tara DR 9457 A, jo të rregullta, ka përdorur armën e zjarrit që i ishte vënë në dispozicion, pasi është punonjëse, gardiane, në burgun e Shënkollit.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja, Nikolli ka qenë jashtë shërbimit. Policia ka sekuestruar në vendngjarje 6 gëzhoja fishekësh M 54, 7.62 m/m si dhe ka sekuestruar armën.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale të “Prishjes së qetësisë publike” Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve “ dhe “drejtimi i automjetit në mënyrë jo të rregullt”. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit