

Katër të rinj shqiptarë kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin grek duke transportuar dy çanta me lëndë narkotike. Një prej tyre, 23 vjeçar, arriti të kthehet në Shqipëri duke marrë arratinë me vrap, kurse dy të therë përkatësisht 32 dhe 26 vjeç, janë arrestuar.
Por moment dramatik ishte për të katërtin, një djalë 25 vjeçar shqiptar i cili në përpjekje të çastit për t’i shpëtuar policisë greke dhe prangave të tyre, rendi për të ikur dhe u hodh në greminë në gjashtë metra lartësi, duke u plagosur rëndë.
Gjithçka ndodhi sot në Janinë pranë Paleopirgo, raporton korrespondenti i NOA.al duke cituar burime zyrtare nga Policia e Shtetit në Greqi.
Forcat e policisë së Janinës dhe të rajonit Konicë, thanë se kanë dërguar në paraburgim dy të arrestuarit, kurse kanë nën mbikëqyrje edhe të tretin e dyshuar, i cili gjendet në spitalin e Janinës me dëmtime të shumta. Për momentin gjendja e tij shihet të jetë jashtë rreziku për jetën.
Pas sekuestrimit të çantave që mbanin të rinjtë, u gjetën 39 kilogramë e 200 gramë lëndë narkotike e llojit marijuanë. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





