Transmetuar më 08-11-2014, 20:01

Trupi i italianit Giampaolo Azzola i cili u vra më 4 nëntor në Tiranë, u transportua për në Itali dhe ka mbërritur mbrëmjen e së shtunës në vendlindjen e tij, njoftojnë mediat italiane.

AGI – Agenzia Giornalistica Italia, raporton se trupi i 55 vjeçarit i nisur mbrëmjen e së premtes nga Durrësi, mbërriti sot në mëngjes në portin e Barit dhe më tej vazhdoi udhëtimin për në Nembro. Ditën e hënën ora 15:00 do të bëhet përcjellja e tij në banesën e fundit, në Albino.

Shtëpia e të ndjerit Azzola në Nembro, Itali

Giampaolo Azzola, ishte një biznesmen nga Bergamo i cili kishte hapur edhe një njësi tregtare në Shqipëri. Viktima ishte pronar i kompanisë “Azzola Trucks” që merrej me shitjen e automjeteve të ndryshme, kryesisht të përdorura.

I ndjeri humbi jetën gjatë një qitjeje me armë zjarri në lokalin “Ante Ground” në rrugën e Elbasanit në Tiranë, ku si pasojë gjetën vdekjen veç tij edhe tre të rinj shqiptarë.

Autor i vetëm i vrasjeve u identifikua nga policia dhe prokuroria, Kostandin Xhuvani, djali i aktores dhe deputetes së dorëhequr socialiste, Luiza Xhuvani dhe regjisorit Gjergj Xhuvani. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit