

Trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, në Federatën Shqiptare të Futbollit. I shoqëruar nga menaxheri Alban Bushi, ai ka folur për mediat shqiptare në lidhje me dy ndeshjet miqësore me Francën dhe Italinë më 14 dhe 18 nëntor.
Ai e ka nisur fjalën e tij, me dy mesazhe. I pari që i drejtohej portierit të kombëtares Alban Hoxha bashkëshortja e të cilit po kalon një gjendje të rëndë shëndetësore. Falenderimi i dytë, ka ardhur për të gjithë tifozët shqiptarë anembanë botës, për mbështetjen që i kanë dhënë ekipit kombëtar, pas ngjarjeve të fundit në Beograd.
Pastaj, ai ka bërë të njohur listën me 27 futbollistë, ku emri më të rinj që i bashkohen kombëtares janë Arlind Ajeti që luan me kampionët e Zvicrës, Bazelin, Erando Karabeci, Stivi Frasheri dhe mesfush ori Karabeci, që të dy të Tiranës.
Ja cila është lista me futbollistët që do të grumbullohen ditën e hënë në Durrës:
Portierë: Etrit Berisha, Orges Shehi dhe Stivi Frashëri
Mbrojtës: Debatik Curri, Mërgim Mavraj, Lorik Cana, Elseid Hysaj, Ansi Agolli, Andi Lila, Ermir Lenjani dhe Arlind Ajeti.
Mesfushorë: Taulant Xhaka, Ergys Kaçe, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Emiljano Vila, Herolind Shala, Odise Roshi, Armando Vajushi, Ledjan Memushaj, Valdet Rama, Ervin Bulku dhe Erando Karabeci.
Sulmues: Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Hamdi Salihi dhe Edmond Kapllani.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





