




Hudhra është një përbërës i domosdoshëm për shumë receta sidomos të kuzhinës mesdhetare, e pasur me potas, selen, vitamina B1, B2 dhe C. Por për të njohur më mirë vetitë e hudhrës gjeni më poshtë të renditura 8 të tilla:
-Zvogëlon përqendrimin e kolesterolit në gjak
-Rrit praninë e kolesterolit të mirë
-Ul presionin në arterie
-Mban nën kontroll qarkullimin e gjakut
-Shkatërron viruse dhe baktere që shkaktojnë infeksione
-Rrit mbrojtjen imunitare
-Eleminon toksinat
-Parandalon tumoret në aparatin tretës
Ndërkohë tek qepa gjendet kalcium, hekur, fosfor, magnez, potas, vitamina të grupit B, vitaminë C dhe E. Ndër të tjera ka edhe veti të fuqishme antioksiduese të cilat mbrojnë membranat e qelizave nga aksioni dëmtues i radikaleve të lira.
8 veti që duhet të njihni për qepën:
-Rrit praninë e kolesterolit të mirë në gjak dhe pakëson përqendrimin e kolesterolit të keq
-Parandalon të ftohtin, dhimbjet e fytit dhe bronshitin
-Stimulon sistemin imunitar
-Ndihmon për të mbajtur nën kontroll përqendrimin e glukozës në gjak
-Ndihmon për të luftuar infeksionevet e kërpudhave
-Ndikon për të mbajtur në gjendje të shëndetshme mukozën e stomakut dhe të aparatit tretës
-E kthen gliceminë në energji
-Parandalon shfaqjen e rrudhave duke mbajtur kostante vlerat e glicemisë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





