Transmetuar më 08-11-2014, 15:17

Fushë Krujë, 8 nëntor 2014, NOA.al- Katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e përplasjes së një furgoni me një trajler.

Në aksin rrugor Fushë Krujë- Vorë një furgon është përplasur me një trajler, gjatë kohës që mjeti me shtatë pasagjerë dilte nga një rrugë dytësore, pranë vendit të njohur si Ura e Gjolës.

Si pasojë e përplasjes trajleri ka dalë nga rruga, duke shkaktuar edhe bilancin e të lënduarve mes pasagjerëve të furgonit.

Të plagosurit janë dërguar për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia po heton për të hedhur dritë mbi rrethanat e përplasjes dhe ka shoqëruar drejtuesin e trajlerit./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit