

Vlorë, 8 nëntor 2014, NOA.al- Trupi i pajetë i një personi është gjetur në Vlorë, pranë plazhit publik.
Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë gjetur kufomën e pajetë, e cila i përket një burri 53 vjeçar.
Në trupin e viktimës i identifikuar si Tomorr Kiptiu, nuk janë gjetur shenja dhune, ndërsa pas identifikimit familjarët janë shprehur se ai ishte larguar nga banesa disa ditë më parë dhe se prej muajsh vuante nga problemet psiqike.
Kufoma është dërguar në morgun e qytetit në pritje të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes, ndërsa nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet./k.k/a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





