








Nabilla Benattia, vajza e famshme e një reality show francez, akuzohet për tentativë vrasje. 22 vjeçarja ka rrahur keqaz dhe ka qëlluar me thikë të fejuarin e saj Thomas Vergara, 27 vjeç, gjatë një sherri mes tyre, duke bërë që i riu të shtrohet në spotal në gjendje të rëndë.
Nabilla Benattia, me origjinë algjero- italiane, me një pamje për tu pasur zili, u bë e famshme në vitin 2013 gjatë reality show "Les anges de la telerealité".
Që nga ai moment vajza brune me një fizik për tu pasur zili, është parë në shumë transmetime televizive dhe në kopertina rozë.
Jean-Paul Gaultier e ftoi për të sfiluar për koleksionin e tij dhe revista “Vanity Fair” e seleksionoi mes muzave për dimrin 2013./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





