

















Duken si llampa elektrike, por janë plot tetë mijë tullumbace të ndriçuara që përshkojnë 15 kilometra, nga ajo që mbetet nga Muri i Berlinit.
Ato u ndezën të premten mbrëma nga kryebashkiaku Klaus Wowereit, duke i dhënë zyrtarisht nisjen festimeve për 25 vjetorin e rënies së murit që ndau qytetin në dy pjesë, për 28 vite.
Ndërkohë të dielën kur Daniel Barenboim do të dirigjojë himnin e gëzimit, tullumbacet do të lihen në fluturim.
Përvjetori shënohet të dielën e 9 nëntorit, ndërsa festa nisi qysh të premten. Me këtë rast Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama tha se, “Një Gjermani e bashkuar ka një rol të dorës së parë në Europë dhe në botë. SHBA janë krenare që i kanë miqtë gjermanë ndër aleatët më të fortë. Europa është më e integruar dhe më e sigurtë”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





