Transmetuar më 07-11-2014, 23:28

Federata Shqiptare e Futbollit konfirmoi sonte se ka mbërritur në zyrat e saj vendimi i zbardhur i Komisionit të Disiplinës në UEFA, në lidhje me ndeshjen e 14 tetorit Serbi- Shqipëri.

Takimi i zhvilluar në stadiumin "Partizani te Beogradit", është ndërprerë në minutën e 41-të.

Ky vendim tashmë i arsyetuar ende nuk bëhet publik nga drejtuesit e FSHF-së, por mësohet se është i shkruar në 11 faqe.

Mësohet se refuzimi i lojtarëve tanë për të vazhduar ndeshjes pas dhunës së ushtruar nga tifozët serbë, të cilët u futën në fushë, është cilësuar si shkaku i humbjes në tavolinë.

Përsa i përket gjobës 100 mijë euroshe, mësohet se është vendosur për shkak të dronit me banerin që trazoi situatën në stadiumin e Beogradit.

Tashmë, Federata Shqiptare e Futbollit i ka të gjitha të drejtat të ankimojë këtë vendim në Komisionin e Apelit në UEFA, madje edhe nëse nga ajo nuk del ajo që presim, pra fitorja në tavolinë për kombëtaren shqiptare, atëherë çështja do të kalojë në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

FSHF njoftoi se do të deklarojë qëndrimin e saj zyrtar para mediave pas përfundimit të konferencës për shtyp që trajneri Gianni de Biasi do të japë të shtunën në sallën e konferencave në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit