

Një puthje e vjedhur ka gjithmonë diçka të mistershme, që godet dhe befason. Por që gjithçka të shkojë në mënyrën e duhur dhe që partnerja mos të reagojë keq, mashkullit i duhet një ide e mirë.
-Nëse mes jush ka aktualisht një raport miqësie është e lehtë, mjafton ta ftoni për një shëtitje, apo të gjeni një temë për të biseduar, qoftë për programet televizive, pushimet e verës dhe duke iu afruar mund ti rrëmbeni një puthje. Efekti befasues është i siguruar.
-Një tjetër mënyrë që funksionon është që ti kërkoni t’iu heqë një mushkonjë nga syri dhe me afrimin e saj mund të shfrytëzoni momentin për ta puthur. Ndoshta mund të kuptoni se është kjo ajo që dëshironte edhe ajo.
-Mes gjithë opsioneve dominon edhe që ta ftoni për të kërcyer dhe të krijoni një situatë të tillë që gjithçka të rrjedhë spontanisht, mes muzikës dhe romanticitetit. Fillimisht transmetojini gjithçka me sy dhe më tej putheni.
-Një tjetër mënyrë pasionante është që ta lajmëroni, “Shiko se do të puth”. Edhe në këtë rast efekti do të jetë surprizues dhe emocionues./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





