Transmetuar më 07-11-2014, 19:00

Policia e Argoed në Britaninë e Madhe, vrau një burrë teksa ky i fundit po hante fytyrën e një vajze 22 vjeçare, Cerys Yemm.

Efektivët e policisë qëlluan drejt agresorit, i identifikuar si Matthew Williams, 34 vjeç, duke e vrarë. Ngjarja e rëndë ndodhi në një hostel për të pastrehët në Argoed, 34 kilometër në veri të Cardiff, në Uells.

Policia ndërhyri pas sinjalizimit prej personelit të sigurisë për shkak të zhurmave të dyshimta që vinin nga dhoma.

Burri i moshës 34 vjeçare kishte dalë nga burgu pak javë më parë. Kur hyri policia, 34 vjeçari po hante kokrrën e syrit të vajzës si dhe një pjesë të fytyrës, duke bërë që e reja të deklarohet e vdekur për shkak të plagëve të marra.

Nga hetimet e para të policisë, rezultoi se i dyshuari si kanibal dhe viktima, kishin një lidhje mes tyre./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit