

Barcelona synon të mposhtë Almerian në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të La Liga, në mënyrë që të hedhë pas krahëve dy disfatat e fundit në kampionat ndaj Realit dhe Celta Vigos.
Trajneri blaugranave, Luis Enrique në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kësaj të shtune, theksoi se nëse Barcelona nuk fiton në transfertën e Almerias për të dhe skuadrën nuk mund të ketë asnjë justifikim të mundshëm.
“Almeria është një skuadër që ka zhvilluar një merkato të mirë dhe do të na e bëjë jetën të vështirë duke na lejuar sa më pak hapësira.
Për ne nuk është pozitive të luajmë kaq herët, duke qenë së takimin e fundit e kemi zhvilluar vetëm të mërkurën. Gjithsesi ky është një fakt dhe ne nuk mund të kemi justifikime nëse nuk arrimë të fitojmë”.
Gerard Pique pas atij 90-minutëshi shumë të dobët që zhvilloi përballë Realit të Madridit në Santiago Bernabeu nuk është aktivizuar më nga Luis Enrique.
Megjithatë trajneri asturian sqaroi se mes tij dhe mbrojtësit 27-vjeçar nuk ka asnjë konflikt, kështu që në momentin që ai do ta shikojë të arsyeshme Pique do të zbresë sërish në fushë.
“Pique po bën gjithçka që një futbollist ka në dorë për të luajtur. Ato që thuhen në media janë vetëm ekzagjerime të ju gazetarëve pasi mes meje dhe Pique nuk ka asnjë polemikë. Unë jam i kënaqur me të gjithë qendërmbrojtësit që kam në dispozicion”.
Përballë Ajaxit në Champions League, Lionel Messi shënoi një dygolësh duke arritur Raul Gonzales në krye të listës së golashënuesve më të mirë të gjitha kohërave në kompeticionin më madhor për klube me 71 finalizime.
Elozhet për argjentinasin nuk mund të mungonin as nga Luis Enrique.
“Unë e shikoj Leon në të njëjtën linjë si gjithmonë. Ai është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave si dhe më i miri që kam parë ndonjëherë në jetën time.
Messi ka aftësitë dhe kapacitetin për të zgjidhur i vetëm një ndeshje futbolli”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





