Transmetuar më 07-11-2014, 18:25

Juan Pablo Escobar, djali i trafikantit kolumbian të drogës Pablo Escobar, deklaron se babai i tij nuk u vra në operacionin që ishte planifikuar për kapjen e tij, por se ai është vetëvrarë.

“Kam biseduar shumë me babanë mbi temën e vetëvrasjes. Shpesh më thoshte se në armë kishte 15 fishekë, 14 për armiqtë e tij dhe një për veten e tij”, shprehet Juan Pablo, transmeton “La Prensa”.

Djali i trafikantit kolumbian të drogës shton më tej se frika më e madhe e të atit ishte të mos arrinte të bënte vetëvrasje, pasi nuk donte të binte i gjallë në duart e policisë dhe shpreh bindjen se i ati është vetëvrarë.

Pablo Escobar vdiq më 2 dhjetor 1993 gjatë një operacioni të policisë, e cila e kishte gjurmuar për më se një vit e gjysmë, gjatë kohës që tentonte të arratisej nga shtëpia ku ishte fshehur./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit